Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë të diel në Sukth, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Durrës Ardian Muka, i cili do të garojë me siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se vota për kandidatin e Bashës është votë për Ramën dhe pushtetin e tij.
Ju siguroj unë që dyert për primaret ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por ai kishte frikë nga vota juaj dhe ai në vend që të vinte zgjodhi të jetë kandidati i Lul Bravës. Ndaj dhe u ftoj ju, të gjithë banorët e kësaj treve në 6 mars çdo votë për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Ardi Mukën. Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh Gjush Dakos është vota më e humbur, votë drejtë të shkuarës, votë për varfërinë. Kurse vota për kandidatin e Lul Bravës është votë për Edi Ramën dhe pushtetin e tij”, tha Berisha.
Kandidati i “Rithemelimit” për Durrësin në fjalën e tij tha se qyteti është kthyer në shërbim të pushtetit në Tiranë.
Sot dua t’i shërbej qytetit tim, t’u kthej Durrësin atyre që u takon. Njerëzve të mirë dhe të qetë. Ne që kemi vite që mbetëm viktima të një pushteti jo politik, ne që mbetëm për vite në pushtetin e pazhurmë të botës së nëndheshme sot duhet të ngrihemi të gjithë bashkë për të rimarrë qytetin tonë”, u shpreh Muka.



