Covid, Kanadaja zbut rregullat për udhëtarët e vaksinuar

Covid, Kanadaja zbut rregullat për udhëtarët e vaksinuar

Kanadaja zbut rregullat anti-Covid, për të gjithë udhëtarët e vaksinuar. Ky fakt u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos.

Ai deklaroi se duke nisur nga 28 shkurti, për të gjithë udhëtarët e vaksinuar plotësisht, nuk do të kërkohet test PCR, por do të njihen testet e shpejta, të cilat duhen bërë një ditë para mbërritjes në vend.

“Jam i lumtur t’i njoftoj këto ndryshime sot, pasi e di që shumë prej nesh mezi presin të jetojnë me më pak kufizime. Megjithatë, ne duhet të vazhdojmë të tregojmë maturi. Më lejoni të jem i qartë: lufta jonë kundër virusit nuk ka mbaruar”, u shpreh Duclos.

Kufizimet për fëmijët 11 vjeç e lart të cilët nuk janë plotësisht të vaksinuar dhe që udhëtojnë me prindër plotësisht të vaksinuar, do të hiqen. Fëmijët që bëjnë pjesë në këtë kategori nuk do të kenë më nevojë të izolohen përpara se të shkojnë në shkollë apo çerdhe. Ata gjithashtu nuk do t’i nënshtrohen më testimit.

Ndërsa udhëtarët e pavaksinuar do t’i nënshtrohen testit PCR dhe një karantine 14-ditore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy