Arrestohet në Maqedoni Edmond Themelko, kryetari i Bashkisë së Pustecit

Arrestohet në Maqedoni Edmond Themelko, kryetari i Bashkisë së Pustecit

Kryetari i Bashkisë së Pustecit në Korçë, Edmond Themelko është arrestuar nga autoritetet maqedonase pasditen e sotme. Ai është dërguar në burgun e Shutkës ku do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.

Sipas mediave maqedonase, Themelko u vetëdorëzua në komisariatin e policisë pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar një ditë më parë nga gjykata. Edmond Themelko është i akuzuar për rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore.

Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakieski.

Sipas akuzës, banorëve të minoritetit maqedonas në Pustec, u janë dhënë letërnjoftime dhe direktivat nga Edmond Themelko se për cilën parti të votojnë në zgjedhjet e Maqedonisë.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy