Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të thirrur nga Gazment Bardhi, kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi për mediat se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë të gjitha kureshtjet.
Ai tha se në mbledhje nuk ishin deputetët e Partisë së Lirisë, për të cilët shtoi se janë opozitarë të vendosur.
Ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.
U morën vendime shumë të rëndësishme.
Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë.
Ky është një takim i 43 deputetëve i dalë nga një aleancë opozitare dhe do të vendosin që në parlament ti kallin datën Edi Ramës.
Asgjë më të moralshme nuk ka se sa betejën kundër Edi Ramës që po shkreton Shqipërinë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar, çdo qytetar.
Janë 620 mijë opozitarë që sot marrin frymë lirisht dhe me optimizëm.
Sot para tyre hapet një horizont i ri kundër një regjimi që bazohet tërësisht në mafian, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.
Nga ana e tij Bardhi shtoi se vetëm një pjesë e vogël e deputetëve nuk ishin të pranishëm.
Askush nuk mund të pengojë opozitën që të bëhet funksionale. Sigurisht që ka qëndrime të ndryshme, por kundër Edi Ramës jemi bashkë.
Sot lajmi mirë është se deputetët e opozitës kanë qëndrim të unifikuar.
Nuk kam asnjë koment, ftesa ime për Bashën dhe cilido tjetër është ti rikthehet misioni si opozitar.
Cilido të reflektojë për momentin kur ndodhet Shqipëria dhe çfarë opozita mund ti shkaktojë të ardhmes së Shqipërisë.
Ndasitë për çështje të ndryshme çdo deputet është i lirë t’i ketë. E rëndësishme është të jemi të unifikuar në Parlament.



