
"Viti 2018 do të jetë kyç për shtetet e Ballkanit Perëndimor". Kjo deklaratë është bërë nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn i cili theksoi se viti i kaluar ishte plot me sfida.
Në mesazh në rrjetin social "Twetter", komisioneri Hahn shkruan se duhet t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet akoma të realizohet.
“Të jemi krenarë për arritjet e përbashkëta, t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet akoma të realizohet”, theksoi Han.
Sipas tij, viti 2018 do të jetë kyç për Ballkanin Perëndimor dhe mundësi për bashkëpunim edhe më të afërt me të gjithë partnerët në sfidat e përbashkëta.
“Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë”, theksoi Hahn.



