Gati kthimi i Silvio Berlusconit, gjykata i fal dënimin "kavaljerit" për evazion

Gati kthimi i Silvio Berlusconit, gjykata i fal dënimin "kavaljerit" për evazion

Një gjykatë italiane ka hequr dënimin që ishte vendosur ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, duke i hapur rrugën atij për postet politike në Itali, pas dënimit prej 5 vitesh për mashtrim.

Atij iu ndaluan postet politike në qeverinë italiane në vitin 2013, pas marrjes së dënimit për evazion fiskal, edhe pse ai kurrë nuk kaloi kohë në burg.

Vendimi i gjykatës vjen vetëm disa ditë pasi 81-vjeçari ra dakord me aleatin e tij të krahut të djathtë, Partinë e Lega Nord, për bisedimet me Lëvizjen 5 Yjet për formimin e qeverisë, pasi vedndi nuk ka një qeveri nga zgjedhjet e fundit duke mos arritur numrat e nevojshëm për formimin e saj.

Nëse bisedimet dështojnë për një zgjedhje të re, atëherë kjo do ti jepte mundësi Berluskonit që në zgjedhjet e ardhshme mund të mbante çdo lloj posti politik në parlament dhe në qeveri.

Një gjykat në Milano e përmbysi vendimin e ndalimin kundër kryeministrit dhe miliarderit i cili ka qeverisur vendin katër herë, vendim ky që duhej të mbetej në fuqi deri në vitin 2019.

Avokatët e tij e kishin dërguar çështjen e tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, raporton BBC.

Pas dënimit të tij në vitin 2013, dënimi i Berluskoni u reduktua automatikisht në 12 muaj. Ai u transferua në shërbimin e komunitetit për shkak të moshës së tij, por ndikimi i tij politik ka mbetur.

Pavarësisht se është zyrtarisht i ndaluar nga zyra publike dhe është përjashtuar nga Senati italian, ai ka vazhduar të kryesojë partinë Forza Italia dhe emri i tij u shfaq në fletët e votimit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të Italisë në 4 mars.

Ai gjithashtu ka provuar të jetë një pikë grindjesh në bisedimet për formimin e qeverisë midis Lidhjes dhe 5 Yjeve, përpara afatit të së dielës ku skadon edhe koha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy