Studiuesit gjermanë: Ja pse dhe kur shkaktohet gudulisja

Studiuesit gjermanë: Ja pse dhe kur shkaktohet gudulisja

Gudulisja? Të bën për të qeshur vetëm nëse je me humor të mirë, sepse neuronet që kontrollojnë këto dy reagime janë shumë pranë lëvores cerebrale dhe influencojnë njëra-tjetrën. Ky zbulim vjen nga një grup studiuesish të Universitetit Humboldt në Berlin të drejtuar nga Shimpei Ishiyama dhe të publikuar në revistën “Science”.

Ata zhvilluan këto studime tek minjtë. Brejtësit, ashtu sikurse ndodh tek njeriu, vuanin nga gudulisja vetëm kur ishin të gëzuar. Që tregon, se pjesa e trurit ku gjenden këto neurone, ka një rol tek humori. Ndërsa në të kaluarën kjo dukuri i atribuohej prekjes.

Sipas stidumesh të më parshme, që kishin zbuluar se minjtë lëshonin një të qeshur, që nuk kapej nga veshi i njeriut, kur guduliseshin, studiuesit vendosën të monitorojnë aktivitetin e neuroneve të kësaj zone të trurit. Gjatë të qeshurës, kafshët lëviznin këmbët me shpejtësi dhe kërcenin me të qeshura nga gëzimi.

Në shtresat e thella të pjesës së trurit të lidhur me ndjeshërinë u vu re një rritje e aktivitetit të neuroneve të lidhura me buzëqeshjen. Madje duke stimuluar të njëjtat neurone, edhe kur nuk guduliseshin, minjtë qeshnin.

Ndërsa kur kfashët ishin në një gjendje ankthi, qeshja që vinte nga gudulisja dhe aktivizimi i neuroneve ishte gati zero. Sipas studiuesve, ky zbulim mbështet idenë e Darwin, që sipas të cilit mendja duhet të gjendet në një gjëndje të këndëshme që të mund të qeshë me gudulisjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy