Nga e diela ndryshohet rregulli për ata që hyjnë në Gjermani! (VIDEO)

Nga e diela ndryshohet rregulli për ata që hyjnë në Gjermani! (VIDEO)

Nga e diela, 28 mars, Gjermania do të kërkojë që të gjithë personat që hyjnë në vend me aeroplan t'i nënshtrohen një testi për COVID-19. Më parë testi kërkohej vetëm për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë, ku përfshihej edhe Shqipëria. Vendimi u dha nga Ministria gjermane e Shëndetësisë të enjten, 25 mars.

Udhëtarëve do t'u kërkohet të bëjnë një test COVID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID. Udhëtarët do të duhet ta paguajnë vetë testin.

Rregulli me kërkesën për testim ndaj COVID-19 pritet të zgjasë deri në mes të majit.

Rregullat e mëparshme kërkonin teste vetëm nga udhëtarët që vinin nga zona me rrezik të lartë. Tani, udhëtarëve që vijnë nga destinacionet e njohura të pushimeve me numër të vogël rastesh, si Majorka do t'u duhet një test negativ.

Linjat ajrore kanë thënë, se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës. Numri i rasteve të infektimeve me Covid-19 për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht në Gjermani 113.

Burimi: DW

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy