“Rama bëri pakt me Tahirin, ja pse u zhduk për 4 ditë”

“Rama bëri pakt me Tahirin, ja pse u zhduk për 4 ditë”

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, thotë se kryeministri Rama po e mbron Saimir Tahirit, pas një pakti që sipas tij kanë bërë të dy. Në një postim të sotëm, Noka shprehet se Rama e mori në mbrojtje Tahirin, vetëm pas mori prej tij garancinë se ai nuk do të flasë.

Postimi i Nokës

4 ditë u fsheh, nuk e pa njeri ku kishte futur kokën, jepte e merrte me Tahirin, i çonte emisarë e ndërmjetës, dhe pasi nënshkroi paktin me të, paktin ku ish-ministri nën akuzë ndërkombëtare për trafik droge nuk do e marrë me vete në pusin e thellë të drogës e parave të pisëta ku janë zhytur bashkë, e bashkë me të dhe shumë ministra e familjarë të tij, vetëm pasi u sigurua që Tahiri s’do flasë, dhe pasi Tahiri mori mbrojtje prej tij duke mos lejuar prokurorinë të bëjë punën e saj, Edi Rama u shfaq në publik.

4 ditë në errësirë, në ethe, merr e jep mes kupolës mafioze të vendit, këto 4 ditët e fundit kanë treguar për cdo shqiptar, për të madh e të vogël, se cili është narko-shteti që kishim në 4 vite.

Dhe kush ishte në krye të këtij narko shteti? Ai u denoncua vetë faqe gjithë botës. Ishte ai që u zhduk në këto 4 ditët e fundit ku të palarat dolën në shesh. Që nuk ia pa askush fytyrën. Mori garanci nga Tahiri që sdo flasë për përfshirjen e tij direkte, që sdo përdorë prova, filmime e fakte që ai i ka për të, për ministra e për olsa, dhe pas kësaj u shfaq me predikimin e zakonshëm, dhe sulmin ndaj opozitës.

Edi Rama është i vetmi që i merr shqiptarët për budallenj, sikur nuk e kuptojnë cfarë ndodhi.

Pse u zhduke këto 4 ditë?

Ku ishe futur?

Cfarë ka Tahiri për ty, që të bëri të fshihesh në skuta të errëta?

Por nga ana tjetër, për shqiptarët u bë e qartë gjithcka;

Ti zgjodhe Tahirin, përpara drejtësisë italiane, përpara partnerëve ndërkombëtarë, përpara drejtësisë shqiptare.

Ti zgjodhe Tahirin përpara qytetarëve shqiptarë, edhe pse i faktuar me mijëra faqe nga drejtësia italiane si i përfshirë direkt në trafik droge.

Ti zgjodhe kupolën mafioze, paktin me krimin, dhe jo të ardhmen e vendit.

Pse e bëre këtë zgjedhje???Shumë e thjeshtë; sepse zgjodhe për të mbajtur edhe ca kohë pushtetin. Rruga tjetër, lëshimi i Tahirit, lënia e drejtësisë të funksionojë, ishte tatëpjeta jote, fundi më i keq, më dramatik se cdo ankth që ke përjetuar këto 4 ditë.

Kjo që zgjodhe, është rruga më e shkurtër, por jo më e sigurta.

Edi Rama ka fituar vetëm pak kohë.

Por fundi eshte i afert….Tashme nuk ka zgjidhje tjeter vec rrezimit te tij ..

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy