Hoxha: Shqipëria ka problematikë me krimin e organizuar, aleanca e madhe e krijuar pas vrasjes së Martinajt po shkërmoqet

Hoxha: Shqipëria ka problematikë me krimin e organizuar, aleanca e madhe e krijuar pas vrasjes së Martinajt po shkërmoqet

Artan Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është shprehur se aleanca e madhe e krijuar pas vrasjes së Ervis Martinajt ka nisur të prishet për shkak të mosmarrëveshjeve mes kriminelëve dhe efektet e kësaj do të shihen në vijim.

Ai tha se shumë eksponentë të krimit të organizuar janë larguar nga vendi, ndërsa ata që vijojnë të qëndrojnë, janë fshehur dhe janë në pritje.

Drupal Ad

 

 

 

Shqipëria pati në vitin 2022, deri në muajin gusht, 42 vrasje. Mes tyre ishin të intensifikuar vrasjet e tipit mafioz. Nga 9 gushti, kur u zhduk Ervis Martinaj, u rrëmbye dhe u vra, nuk u gjet, ndodhën edhe dy vrasje deri në dhjetor. Dhe viti pasardhës, 2023, shkoi nga 44 vrasje në 34 vrasje. Pra në vetvete bilanci i atentateve, tregon se çfarë po ndodh në terren.

Çfarë ndodhi pas ngjarjes me Martinajn? Një aleancë e madhe e disa grupeve kriminale, edhe nga ata që shohim në SPAK, pra aleanca e disa grupeve të mëdha, për të eleminuar Ervis Martinajn, krijoi situatën e njëfarë qetësie.

Së dyti, kjo që bëri SPAK ishte një faktor tjetër, i bëri që të ikin nga Shqipëria, të marrin edhe familjet, kanë marrë edhe gjyshin dhe gjyshen, nuk janë më këtu. Ata që kanë ngelur, janë tërhequr, janë në hije. Ne e dimë që janë këtu, edhe policia e di që janë këtu.

Në këtë moment në Shqipëri, është asgjësuar krimi i organizuar? Jo, ka kaluar në stad tjetër. Siç u përshtatën gjatë kohës së Covid edhe tani po përshtaten. A ka patur ngjarje gjatë kësaj kohe? Po ka patur jashtë Shqipërisë, sepse ata kanë vazhduar.

Nuk veprojnë më në Shqipëri, por në 3-4 kontinente. A kanë ndikim në Shqipëri? Patjetër. Nëse të shkon çmimi i kokainës në vlera historike më ulët, do të thotë që tregu është plot. Pra pjesa tjetër vazhdon, kemi krijuar goxha treg të madh.

Më tej ai tha se duhet të jemi gati dhe të përpunojmë strategji të re, ndwrsa theksoi se aleanca e madhe që u krijua nga gjithë kjo gjë, ka filluar të shkërmoqet, sepse ata janë kafshë territori.

Janë të pakënaqur kur sheh që ortaku i tij apo rivali i tij po bën më shumë para. Patjetër që nuk ndihen mirë dhe kërkojnë që situatë të ndryshojë. Kur të mbledhim prapë kufomat, do të shohim që pakti është prishur.

A është Shqipëria një vend më i sigurtë? Siguria ndahet në dy element, krimin e rrugës, që e ndjejnë qytetarët, turistët dhe krimin e organizuar. Shqipëria ka problematikë të madhe me krimin e organizuar. Nga ana tjetër, me krimin ordiner, situata është përmirësuar për shumë faktorë, edhe për shkak të reagimit të shoqërisë.

Sot mund të lëvizësh në çdo vend të Shqipërisë në çdo orë të ditës. Po vij nga SHBA, për një javë në Detroit u vranë katër oficerë policie. Atje nuk jepet lajmi siç merremi ne gjithë kohës. Ky është problem i krimit të rrugës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy