
Protesta e dhunshme e ditës së djeshme ndaj taksës së Rrugës së Kombit është pasuar me arrestime. Pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka nisur marrja e masave ndaj ndaj personave përgjegjës për protestën në Rrugën e Kombit.
Policia ka arrestuar disa pre personave që kanë qenë pjesë e protestës. Familjarët e të arrestuarve janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre. Ata thonë se nuk e dinë se ku i kanë dërguar familjarët e tyre pasi i kanë arrestuar.
Shumë prej tyre thonë se arrestimet janë kryer pas mesnatës në shtëpitë e tyre.



