Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin thotë se formati me një ndeshje teke, i përdorur në Champions League nga faza çerekfinale e në vazhdim, ka prodhuar një futboll më shumë emocionues se kur luhej me ndeshje vajtje-ardhje çka mund të rishikohet në të ardhmen.
Formati ka ndryshuar për të lejuar përfundimin e kompeticionit në një kohë më të shkurtër, pasi COVID e ndali sportin për disa muaj në Europë që nga marsi.
8 klube u ndeshën në Lisbonë dhe tani në finale ndeshen Bayern Munich me Paris St .Germain.
“U detyruam ta bënim, por kuptuam se gjetëm diçka të re. E sigurtë që do ta mendojmë edhe për të ardhmen”, tha Ceferin.
“Ka pasur jo aq shumë taktika. Nëse është një ndeshje, apo nëse një skuadër shënon, atëherë tjetra duhet të shënojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse është një formulë me ndeshje kthimi, atëherë ekipi ka akoma më shumë kohë për të fituar ndeshjen tjetër”, tha ai.
Ceferin u shpreh se ndeshjet mund të jenë më emicionuese, por duhet të mendohet edhe për faktin se do të ketë shumë pak ndeshje për t’u luajtuar.
Sipas tij, transmetuesit mund të thonë se nuk keni më aq ndeshje si më parë dhe kjo gjë duhet diskutuar kur të mbarojë kjo situatë e çmendur.
Çerekfinalja u zhvillua pa tifozë në stadium dhe prania e tetë klubeve në një qytet mund të shtonte problemet për sigurinë mes shumë problemeve të tjera logjistike.
Formati aktual i ndeshjeve është mbyllur deri në 2024/2025, por diskutimet do të fillojnë më vonë për fazën tjetër të kampionatit.



