Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, komentoi në studion e MCN TV situatën e krijuar në politikën franceze pas dënimit nga drejtësia të lideres së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen. Hyka tha se boshllëku që lë Le Pen do t’i kushtojë jo pak të djathtës.

Të gjitha diskutimet do të jenë kush do të jenë kandidatët e ardhshëm. Një nga gjërat që shqetëson Francën është se nuk ka akoma figura që kanë spikatur dhe që identifikohen si figura politike. Duke pasur parasysh situatën gjeopolitike të Europës, Francës i duhet një lider që ta drejtojë.

Kjo e dobëson krahun e djathtë dhe ndoshta favorizon një parti tjetër po të djathtë. Në partinë e Le Pen, një figurë që mund të marrë hov mund të jetë mbesa e Marine Le Pen.

Kjo e fundit nuk rrezikon të mbetet jashtë politikës, sepse historia ka treguar se si familje nuk e lëshojnë politikën. Por ajo do të humbasë pesë vitet e ardhshme dhe në rastin më të keq, nëse mbesa e vet merr fuqi, mundet edhe t’i marrë partinë.