
Dy anë të një realiteti, midis komunizmit dhe demokracisë. Gazetarja Marinela Lina përmes një interviste zbulon historinë e mësuesit Hajro Hajrullai që karrierën e tij e ka nisur në vitin 1970 në fshatin Borje të Kukësit, kur ishte vetëm 14 vjeç. Rrugëtimi në fushën e mësuesisë nuk u ndërpre për 49 vite, ku atij iu desh që paralelisht të përfundonte edhe studimet në të gjitha nivelet.



