Opozita e bashkuar: Na u deshën 6 muaj për Kodin, nuk mund të ndryshojmë Kushtetutën në 6 ditë

Opozita e bashkuar: Na u deshën 6 muaj për Kodin, nuk mund të ndryshojmë Kushtetutën në 6 ditë

Opozita parlamentare u rikthye sot në Këshillin Politik, mbledhje që zgjati rreth 60 minuta. Në përfundim të mbledhjes, dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, thanë se çdo ndryshim tjetër përtej marrëveshjes së 5 qershorit duhet të diskutohet në Këshillin Politik.

Opozita zbatoi atë pjesë tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit që kishte të bënte me blerjen e votës, abuzimet shtetërore dhe çdo vepër që dëmton zgjedhjet. Një paketë që është e gatshme dhe duhet miratuar pa ndryshime. Depolitizimi i administratës zgjedhore është rënë dakord të jetë mikse. Është një detyrë që Këshilli Politik duhet ta përmbushë. Çdo veprim i njëanshëm që nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit nuk është për diskutim përvese në Këshillin Politik dhe me konsensus”, tha Bylykbashi.

Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, tha se synimi i maxhoancës mbetet heqja e koalicioneve parazgjedhore, për t’u lënë hapësirë pazareve paszgjedhore. Këtë, sipas Vasilit, Rama synon ta bëjë përmes ndryshimeve kushtetuese që ka paralajmëuar se do të votohen më 30 korrik.

Në tryezë edhe ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me lista të hapura. Kërkohet që Kushtetuta të ndryshojë për 6 ditë. Gjashtë muaj për Kodin, 6 ditë për Kushtetutën. Bëhet fjalë për ndryshime që nuk janë për të zgjidhur hallet dhe ankthet e Edi Ramës. Kemi parë që në emër të popullit flasin hajdutët e certifikuar si të tillë”, tha ai.

Sipas Bylykbashit, një lëvizje e tillë e maxhorancës bie ndesh me orientimet e partnerëve ndërkombëtarë.

Ata kërkojnë t’u heqin mundësinë shqiptarëve të votojnë një ofertë publike të partive sepse duan pazare politike. Kjo bie ndesh me deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy