
Një mega-skandal tjetër që ka të bëj me publikimin e të dhënave të pagave të shqiptarëve, e ka nxjerrë përfundimisht shtetin lakuriq, ka vlerësuar gazetarja e kronikës, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Sipas saj, kjo erdhi si rrjedhojë e mos hetimit të çështjes që kishte të bënte me patronazhistët në zgjedhjet parlamentare në vend, duke na çuar në një publikim të dhënave personale tashmë të pagave të shqiptarëve.
“Nëse do të ishte hetuar çështja e patronazhistëve, sot nuk do të ishim para megaskandalit të listëpagesave, të targave, e nuk e di se çfarë do të publikohet tjetër.
SPAK në këndvështrimin tim modest, mbylli sytë para çështjes së patronazhistëve, nuk i vuri pikat mi i, nuk ndëshkoi personat përgjegjës, sepse po të ishin ndëshkuar personat përgjegjës, nuk do të kishim pasur më pas rrjedhje të të dhënave.
Sot e konsideroj një shtet të rënë, përsa kohë, ne nuk kemi përgjegjës për patronazhistët, është një çështje e cila u shpall mos kompetenca i kaloj Prokurorisë së Tiranës, dhe ende s’kemi përgjegjës.



