“Kështu gjuhet me gurë një grua”, predikimi i imamit trondit Britaninë e Madhe

“Kështu gjuhet me gurë një grua”, predikimi i imamit trondit Britaninë e Madhe

Autoritetet britanike kanë ndalur një grant prej më shumë se 2 milionë sterlina për një xhami në Birmingham, Angli, pasi një nga imamët e saj shpjegoi në një predikim se si të vriteshin me gurë gratë kurorëshkelëse.

Xhamia Green Lane është e njohur për qëndrimet e saj ekstremiste mbi homoseksualitetin dhe të drejtat e grave.

Videoja e imamit Zakaullah Saleem përfundoi në rrjetet sociale, duke u bërë virale dhe duke shkaktuar zemërim aq të madh, aq sa policia intensifikoi patrullimet rreth objektit të adhurimit, siç raportohet nga mediat vendase.

Udhëheqësit e xhamisë u mbrojtën duke thënë se klipi ishte nxjerrë jashtë kontekstit sepse ai “po tregonte të gjithë historinë e sheriatit (ligjin islam) dhe dënimet e bëra ndaj grave”.

Ai në asnjë mënyrë nuk e përkrahte dhunën, tha një zëdhënës i xhamisë.

Në asnjë moment imami nuk bëri thirrje për zbatimin e sheriatit. Ne besojmë se është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit.

Ndërkaq, drejtoria e kulturës, mediave dhe sportit ka “pezulluar” ndarjen prej 2.175 milionë paund që ishin të destinuara për xhaminë, për një qendër rinore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy