Epidemiologu shqiptar në SHBA: Ndjenja ime e të bërit baba pas 32 vitesh, Bersanti i dha kuptim jetës sime

Epidemiologu shqiptar në SHBA: Ndjenja ime e të bërit baba pas 32 vitesh, Bersanti i dha kuptim jetës sime

Epidemiologu shqiptar në SHBA Skender Murtezani nga Tetova, krahas punës së tij profesionale dhe akademike për dëgjuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” ndau sot historinë e tij personale të të bërit baba në moshën 59 vjeç.

Murtezani tha se Bersanti i dha kuptim jetës së tij.

 Jam bërë baba pas 32 vitesh, në moshën 59 vjeçare. Kisha fat me një instinkt që do të ndodh. Është një ndjenjë që të gjithë ata që kanë fatin të kenë fëmijë duhet ta provojnë.

Martesa ime e parë zgjati shumë dhe ish-bashkëshortja edhe pse vinte nga një familje intelektuale, nuk donte fëmijë, e donte jetën e vetmuar.

Gabimi im se me vite mendoja se do ta ndryshojë, por nuk arrita, ne u ndal me mirëkuptim dhe marrëveshje. Kuptova që duhet të vazhdoja përpara jetën time.

Tani me martesën e dytë, zoti na fali fëmijë dhe emrin Bersant e kisha ruajtur mbi 30 vite nga një shok dhe më ka pëlqyer që atëherë.

Linda, bashkëshortja ime, është 12 vite më e re se unë, ajo nuk i ndahet djalit. Unë e marrë pas punës çdo ditë dhe dal me të, dy herë në jave shkojmë te biblioteka e librave dhe ai kënaqet me librat me figura, vrapon, i kalon të gjithë për të shkuar atje. Është një mrekulli që uroj të ketë shëndet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy