Sekretari britanik i Mbrojtjes: Pas sulmit me Noviçok qëndron Rusia

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Pas sulmit me Noviçok qëndron Rusia

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, thotë se pas agjentit nervor Noviok fshihet Rusia. Pas vdekjes së një gruaje britanike, e cila u ekspozua ndaj kësaj substance, e njëjta që ka helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij Yulia, në muajin mars, Williamson tha se ky është një sulm i Rusisë.

Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley u helmuan dhjetë ditë më parë me Noviçok, në qytetin Ejmsbëri të Anglisë. Sturgess, 44 vjeçe, vdiq të dielën, ndërsa Roëley mbetet në gjendje kritike për jetën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ideja se Rusia qëndron prapa helmimit të tyre është "absurde". Ai tha se Rusia "është thellësisht e shqetësuar për praninë e vazhdueshme të këtyre substancave helmuese në territorin britanik" dhe se ato "paraqesin rrezik jo vetëm për britanikët, por edhe evropianët e tjerë".

Noviçok është një agjent nervor, i cili është zhvilluar nga ushtria sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy