
Gjatë ditës së sotme vendi ynë në orët e para të ditës parashikohet të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.
Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 27°C maksimalja në rang territori.



