
Avokati Redon Meksi paralajmëroi kallëzime ndaj drejtorit të policisë dhe funksionarëve të lartë. Duke folur në MCN Live ai theksoi se “blutë” ushtruan si dhunë kushtetuese po ashtu edhe fizike, duke i gjuajtur protestuesit nga këmbët që të mos i kapnin kamerat.
Kishte dhunë në dy forma, kushtuetuese, edhe dhunë fizike që s’ra në sy. Sepse shtyheshin protestuesit dhe u gjuanin nga këmbët që të mos i kapte kamera. Drejtori i Policisë na tha: ju s’mund të qëndroni aq gjatë! Ne i thamë: Do qëndrojmë. Ne bëmë një njoftim urgjent pranë policisë. Na erdhi njoftimi që jeni në rregull, ishim të gatshëm të lironim korsitë për ambulancat dhe urgjencat. Kemi pare PD-në dhe PS-në që kanë qëndruar në bulevard dhe s’ka pasur probleme trafiku. Kishim kërkuar nga policia të na lejonin disa ngrohëse. Na morën në telefon dhe kur arritëm në drejtori na dhanë një dokument ku thoshin protesta do spostohet në trotuar. Atë moment morën në telefon të shpërndanin turmën. Na cenuan lirinë kushtetuese. Ishim shprehur siç kërkon ligji. Ndërhynë para orës 07:00 që mos mblidheshin më njerëzit. Ia shpjeguam drejtorit që ka rrugë alternative”.
Meksi tregon se oficeri i policisë bëri katër akuza ndaj protestuesve dhe efektivët në dijeni se Gjykata Kushtetuese kishte rrezuar nenin 262 për protestat dhe tubimet.
Natën e parë, kur u bënë arrestimet e para, oficeri i policisë bëri 4 akuza, i thashë ka rënë 262-shi, ka vendim nga Gjykata Kushtetuese, nuk e di më tha! Oficerja më thoshte ma gjej vendimin. E ke në fletoren zyrtare, nuk ka nevojë ta gjejë unë! Do bëjmë kallëzime ndaj drejtorit të policisë, ndaj funksionarëve të tjerë, ndaj policisë që është pa numra. Këta janë mësuar që dalim në media, ikim në shtëpi pastaj”.
Meksi tha se protesta e radhës mund të jetë pasnesër, por ende s’ka një vendim, ndërsa shtoi se aktivistët dhe protestuesit po presin të organizohen me një bazë më të gjerë.



