Incidenti më i rëndë i fushatës/ Plumba dhe xhama të thyer në zyrat e PSD në Tiranë

Incidenti më i rëndë i fushatës/ Plumba dhe xhama të thyer në zyrat e PSD në Tiranë

Në Tiranë shënohet incidenti më i rëndë përgjatë fushatës elektorale.

Në zyrat e PSD thyhen xhamat dhe persona të armatosur shpallen në kërkim nga policia.

Drupal Ad

Mesdita e të martës alarmoi policinë e shtetit dhe prokurorinë e posaçme për ngjarje kriminale në zyrën e subjektit politik Partia Social Demokrate në Tiranë pranë lagjes “Ali Demi”.

Emisioni “Fact Check” ka siguruar pamjet ku zyrës ju vu shiriti, ndërsa policia njoftoi se telefonata në sallën operative zbuloi se aty kish patur një konflikt.

“Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.  Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet  me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak”.

Por kush u përfshi si u përfshi dhe çfarë ndodhi ende një version i dokumentuar mungon. 

Në media pasditën e të martës qarkulloi edhe foto me një armë në dukje scorpions e të dyshuarit të përfshirë në konflikt.

Ai është identifikuar si shtetasi Arian Telhallari tashmë i shpallur në kërkim. Por si u arrit deri në këtë ngjarje.

Burime nga SPAK sqaruan për emisioni “Fact Check” se kjo ngjarje po verifikohet edhe prej tyre pasi dyshohet se lidhet me një sagë gjobvënie, shantazhi si dhe përdorimi të parave ilegale në biznesin e lojërave të fatit.

Vetë partia Social Demokrate ka reaguar zyrtarisht me këtë qëndrim: “Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes’’. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy