
Biznesmeni Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, u shpreh se ai është shumë i pasur shpirtërisht, por shumë i varfër nga ana monetare. Në argumentin e tij, Luca tha se ndihet i varfër nga ana monetare pasi ka shumë ide dhe projekte që do ti kryejë deri në fund të jetës. Ai tha se shpreson që të ketë mbështetjen e bankave për projektet që ai ka në plan, pasi sapo mbyll një borxh ai merr një tjetër. “Gjergj Luca është shumë I pasur, është shumë I pasur shpirtërisht dhe është shumë rebel mendërisht në atë që bënë. Për pasurinë që I sheh 99.9% e shoqërisë shqiptare, Gjergj Luca është shumë I varfër dhe është në panik. Sepse Gjergj Luca ka kaq shumë projekte që do ti realizojë para se ti mbyllet jeta dhe ka kaq shumë ëndrra që të mbyllë këtë cikël dhe mbretëri që do të ngrejë sipas filozofisë time, siç thotë Kanti, sa mua më duket vetja shumë i varfër në raport me si e mendon 99.9% e shoqërisë dhe atyre njerëzve që I kanë bërë lekët kollaj. Nuk e di a do më dalë jeta, a do më respektojnë bankat sepse unë vazhdoj të jem borxh dhe sa mbyllë një borxh marrë një tjetër. Pastaj pasuria tjetër që është shumë më e madhe sesa monedha, është një pasuri që unë mendoj se aty është thelbi I Gjergj Lucës që pasurinë e tij do e lërë frymëzim për brezat e tjerë. Nuk ka lakmuar Gjergj Luca të bëjë pasuri me tendera dhe pallate, por ka zgjedhur profesionin më të vështirë që është deti që është një minierë e madhe.”, u shpreh Luca.



