Një 35-vjeçar shqiptar ka mundur të arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu i Alessandrias në Itali ditën e sotme. Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:30.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, gjatë momentit që vuante dënimin bënte disa punë në burg. Në momentin që ai u arratis po kujdesej për ambientet e parkingut të burgut. Ai përfitoi nga pavëmendja e gardianëve dhe kapërceu telat e rrethimit duke u larguar, shkruan "La Reppublica".
I favorizuar edhe nga një bllokim i sistemit të mbikëqyrjes me kamera, ai ka ikur duke mos lënë asnjë gjurmë pas.
Pasi gardianët vunë re mungesën e shqiptarit hapën alarmin dhe nisën kërkimin e tij. Megjithatë forcat policore ende nuk janë vënë në gjurmët e tij.



