Gruevski dhe Zaev mund të barazohen me mandate

Gruevski dhe Zaev mund të barazohen me mandate

Gjykata Administrative në Maqedoni miratoi vendimin, sipas të cilit do të përsëriten votimet në një vendvotim në njësinë e gjashtë zgjedhore në Tearcë.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev para miratimit të vendimit u shpreh se Gjykata Administrative duhet të bëjë punën e saj pa presione dhe ndikime nga jashtë.

Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së: Unë jam i detyruar si një prej palëve politike që përfaqësoj të kërkoj që institucionet të mbarojnë punën e tyre. Si do të vendosin ato, ajo është e drejtë e tyre në bazë të ligjit. Ky është proces që duhet të përfundojë me procedura të ndërsjella KSHZ-Gjykatë Administrative.

Rivotimi në vendvotimin në Tearcë mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, dhe të barazojë në 50 me 50 mandatet e VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, duke bërë edhe me të vështirë formimin e qeverisë së re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy