Zjarri masiv në Mallakastër, evakuohen 15 familje në fshatin Riban, vijon beteja me flakët

Zjarri masiv në Mallakastër, evakuohen 15 familje në fshatin Riban, vijon beteja me flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e fshatit Riban në Mallakastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi dhe duke rrezikuar zonat e banuara.

 

Përballë përhapjes së flakëve, shërbimet e Policisë së Fierit dhe Komisariatit të Policisë Mallakastër ndërhynë për evakuimin e 15 familjeve, si dhe për nxjerrjen në siguri të bagëtive dhe kafshëve shtëpiake të banorëve.

 

Në operacion janë angazhuar forcat e Policisë, zjarrfikësit, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile, si dhe mjete ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë një helikopter dhe një avion Canadair, me qëllim izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

 

Forcat në terren vijojnë punën për kontrollin e situatës dhe mbrojtjen e banorëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po heton për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe nëse ka pasur ndërhyrje të paligjshme.

 

Policia u ka bërë apel qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve për djegien e mbetjeve bimore apo për qëllime të tjera, pasi flakët mund të përhapen me shpejtësi dhe të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

 

Autoritetet kërkojnë nga qytetarët që çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie të denoncohet në numrin 112.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy