Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ miraton renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për 6 bashkitë

Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ miraton renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për 6 bashkitë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka caktuar këtë të shtunë renditjen e partive politike në fletën e votimit, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Kështu, në Bashkinë e Shkodrës, KQZ ka caktuar të parën në fletën e votimit Partinë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama.

I dyti në listën e Shkodrës është koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, i Sali Berishës, që përbëhet nga LSI dhe PDK. Ndërkohë, që e treta në listë renditet Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

Në Lushnjë, PS e Para, e udhëhequr nga PD, e më pas “Shtëpia e Lirisë”. Në Rrogozhinë, PD është e para, PS e dyta dhe “Shtëpia e Lirisë” në vend të tretë.

Në Vorë, udhëheq “Shtëpia e Lirisë”. Në Durrës, “Shtëpia e Lirisë” renditet e para, PS e dyta dhe PD e treta.

Bashkia Shkodër
1. Partia Socialiste

2. Koalicioni 'Shtëpia e lirisë'

3. Partia Demokratike

Bashkia Dibër

1. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë'

2. Partia Demokratike

3. Partia Socialiste

4. Lëvizja e re

Bashkia Durrës

1. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë'

2. Partia Socialiste

3. Partia Demokratike

Bashkia Vorë

1. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë'

2. Partia Socialiste

3. Partia Demokratike

Bashkia Rrogozhinë

1. Partia Demokratike

2. Partia Socialiste

3. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë'

Bashkia Lushnjë

1. Partia Socialiste

2. Partia Demokratike

3. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy