Seanca për Belerin/ Rusta: Të pranishëm përfaqësues të ambasadës greke. Nëse do ketë gjykim të shkurtuar, procesi përfundon brenda nëntorit

Seanca për Belerin/ Rusta: Të pranishëm përfaqësues të ambasadës greke. Nëse do ketë gjykim të shkurtuar, procesi përfundon brenda nëntorit

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live dha detaje nga seanca në GJKKO ndaj Fredi Belerit.

Rusta bëri me dije se në seancë nuk ishte i pranishëm vet Beleri, por përfaqësues të Omonia-s, ambasadës greke, dhe deputeti Vangjel Dule.

Fredi Beleri kërkon të shpallen të pavlefshme audio-përgjimet që Prokuroria pretendon se janë prova që ai ka bërë korrupsion zgjedhor. 

Sot është seanca paraprake. Pritet nëse Fredi Beleri do të kërkojë gjykim të shkurtuar apo një gjykim në themel. Prokurorët thonë që ke provat që kemi është i faktuar korrupsioni zgjedhor. Fredi Belerit i janë refuzuar 12 kërkesa për liri. Drejtoria e Burgjeve i ka refuzuar 6 kërkesa për leje provizore për t’u betuar në Himarë si kryebashkiak, dhe më pas t’ia lërë postin zv.kryebashkiakut. Në rast të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar për Belerin, pritet që ky proces të përfundojë brenda nëntorit në Shkallën e Parë, qoftë në një dënim apo pafajësi. Nëse do kemi gjykim në themel, gjykim i hapur, me dëshmitarë dhe me prova, edhe ky vit do ta gjejë Belerin para drejtësisë shqiptare. Korrupsioni zgjedhor rrezikon minimumi deri në 7 vite burg”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy