Nëndeklarimi i pagave, Sulejmani: Aksion politik, duket si presion për votën

Nëndeklarimi i pagave, Sulejmani: Aksion politik, duket si presion për votën

Eksperti kontabël Altin Sulejmani nisjen e aksionit për nëndeklarimin e pagave, e sheh si luftë klasash.

Duke folur në emisionin “MCN Economy”, Sulejmani tha se e sheh më shumë si një aksion politik.

Sipas tij, kontrollet bëhen në çdo ndërmarrje me shumë punëtorë, të cilët janë edhe votues, ndërsa e cilëson si një formë presioni për votën.

Bazat e vlerësimit nuk është se nuk kanë lidhje me realitetin.

Administrata tatimore ka në dispozicion listëpagesat dhe nëse sheh pozicione specifike me pagë 40 mijë lekë me informacionet që merren nga tregu është e kuptuar që ka nëndeklarim.

Nëndeklarimi përbën një problem për buxhetin e shtetit dhe kjo është e kuptueshme.

Ajo që nuk kuptoj është firma dhe mënyra e bërjes së kësaj gjësë.

Arsyeja e parë është arsye buxhetore, numri i popullsisë në rënie, ka përkeqësim të mbledhjes së të dhënave dhe duhet t’i mbledhim sa kemi mundësi, por gjuha dhe mënyra nuk jam dakord.

Të dalë vetë Kryeministri... e kuptoj një ministër Financash, një drejtor drejtorie në ministrinë e Financave.

Të dalë vetë Kryeministri dhe të vendosë në peshore, fatin, mirëqenien dhe gjendjen e pensionistëve, është ta polarizosh ambientin dhe situatën në një formë artificiale.

Më duket shumë politike dhe një betejë, nuk më duket diçka teknike për tu administruar nga administrata tatimore se sa të dalë Kryeministri me një fushatë të tillë.

Është evidente që pensionistët vuajnë dhe u gjet zgjidhja te nëndeklarimi i pagave, më duket si luftë klasash.

Me siguri është aspekti buxhetor, se rritja e deklarimit do sjellë të ardhura më shumë.

E dyta është politike, na duhet një histori për të treguar, që mosdeklarimi i pagave na sjell problemin e pensioneve, për të fshehur ikjen e njerëzve dhe kontribuuesve.

Jemi në një vit elektoral dhe biznesi ka qenë në fokusin e atyre që bëjnë politikë për vota dhe presioni ka qenë një mënyrë, për të ushtruar presion duhet një mënyrë.

Këta i bien derës te çdo ndërmarrje me shumë punëtorë, që janë dhe shumë votues. Është një formë presioni për votën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy