Kriza e emigrantëve do të "shkatërrojë" New York-un.
Këto janë fjalët e kryebashkiakut të New York-ut, Eric Adams i cili kritikon presidentin Biden dhe guvernatorin e Teksasit Greg Abbott që sipas tij vazhdon të dërgojë emigrantë të paligjshëm në qytet.
"Unë mund t'ju them një gjë. Kjo do të shkatërrojë New York-un", tha Adams për 110,000 emigrantët që kanë mbërritur në qytet në vitin e kaluar.
“Ne nuk kemi mbështetje për këtë krizë kombëtare”, shtoi Adams, duke kritikuar indirekt Biden.



