Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të mbahen në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 qershor.
Analisti Genc Burimi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se është normale që partitë e ekstremit të djathtë të jenë në krye të sondazheve pasi, këto parti e kanë ligjërimin më proaktiv ndaj imigracionit.

Si shpeshherë në zgjedhjet europiane të kohëve të fundit, gjithmonë është partia e ekstremit të djathtë e Le Pen që është në krye të sondazheve. Pak a shumë si me Melonin në Itali, apo me austriakët, apo me AFD në Gjermani. Por në Francë është edhe me lart, kaluar kufiri 30 % në sondazhe që do të thotë, është gati dyfish i partisë së Macron që shkon tek 16%.
Këto fushata europiane, gjithmonë ekstremet fitojnë se ka një lloj çinteresimi nga popullata franceze. Në të gjithë Europën kur bëhet një sondazh, kur pyet njerëzit se çfarë presin nga Europa tema numër një është imigracioni.
Për njerëzit e thjeshtë që votojnë PE duhet të ketë si qëllim të frenojë imigracionin. Dhe kush parti e ka ligjërimin më proaktiv ndaj imigracionit, është ekstremi i djathtë dhe kështu që është normale që vendet kryesore në Europë, Francë, Itali dhe Gjermani të jetë në krye të sondazheve.
Le Pen është anti-shqiptare, anti-Kosovë, është pro serbe. Këto gjëra janë aq të komplikuara, jemi në një çështje vlerash. Vlerat e Melonit nuk janë vlerat e Shqipërisë.



