
Ndotja e ajrit është kthyer në fenomen shqetësues në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, për shkak të saj humbin jetën 852 persona në vit.
Më të rrezikuarit janë fëmijët, të cilët ballafaqohen me probleme të shumta shëndetësore.
Hulumtuesja në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Bukurezë Surdulli, i ka thënë për “Zërin” se ekspozimi në ajër të ndotur ndikon negativisht në zhvillimin e trurit te fëmijët, në kujtesën e në përvetësimin e shkathtësive.
Sipas saj, përveç fëmijëve ndotja e ajrit mund të shkaktojë dëme të mëdha edhe te gratë shtatzëna, të cilave mund t’u shkaktojë abort, lindje të parakohshme ose peshë të ulët të fëmijës së sapolindur.



