25-vjeçarja fiksohet pas Princ Lekës, Elia e kallëzon në polici

25-vjeçarja fiksohet pas Princ Lekës, Elia e kallëzon në polici

Një vajzë 25-vjeçare me banim në Tiranë, i ka rënë në kokë për Princ Lekën në një kohë që ai kishte caktuar dasmën me aktoren Elia Zaharia, shkruan sot “Panorama”.

Për shkak të ndjenjës që ushqente për të, e reja me shtetësi maqedonase dhe amerikane Fitore Bekteshi, ka përndjekur për muaj me radhë çiftin e ri të familjes mbretërore. Ajo u është ngjitur atyre gjatë aktivitetit të përditshëm duke i ndjekur në çdo organizim ku merrnin pjesë, në jetën profesionale apo dhe në daljet e tyre private në bare apo restorante në kryeqytet. Bekteshi ka guxuar të futet edhe në oborrin e familjes Zogu ku nuk ka kursyer deklarata  dashurie me zë të lartë për Lekën në ambiente publike si dhe ka kërcënuar Elia Zaharian në sy se “do ta përcillte”.

Më 12 korrik 2016, aktorja Zaharia e ka kallëzuar në Policinë e Tiranës dhe vajzën e dënuan me arrest shtëpie.  Gjatë hetimit e pandehura e ka pranuar se e ka përndjekur Leka Zogun:

“Doja ta shikoja Lekën, pasi ai për mua është një diell më tepër, dielli vetë”. Në tetor 2016, ditën e dasmës mbretërore, Bekteshi e ka shpërfillur masën e sigurisë arrest shtëpie për të qënë e pranishme në ceremoni.

Më 16 shkurt 2017, Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin duke e deklarur fajtore dhe dënuar me 6 muaj burg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy