Pranga shqiptarëve në Itali, policia i zbulon “kasafortën” e improvizuar ku mbahej droga

Pranga shqiptarëve në Itali, policia i zbulon “kasafortën” e improvizuar ku mbahej droga

Efektivët e policisë italiane në Terni kanë arrestuar dy të rinj shqiptarë nën akuzën e posedimit dhe trafikimit të drogës, teksa vendi sekret” ku djemtë fshihnin lëndën narkotike ishte një televizor i vjetër.

Në pranga kanë rënë dy djem shqiptarë të moshave 25 dhe 26 vjeç. Policia ka sekuestruar në ambientet e shtëpisë me qera që kishin marrë të rinjtë një sasi prej 1 kg marijuana dhe disa dozash kokainë. 

Vendi ku u gjet droga ka qenë një dollap si dhe një televizor i vjetër, të cilët shqiptarët e kishin kthyer në “kasafortën” e tyre të drogës.

Gjatë kontrollit që policia u bëri të rinjve dyshimi për ta u rrit pasi në xhepat e tyre efektivët gjetën një tufë me çelësa si dhe një sasi prej 400 eurosh. Shqiptarët më parë u kishin treguar forcave të policisë se kishin ardhur në Itali para pak muajsh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy