
Në rrugët e vendit sot në Ditën e Verës dhe nesër (ditë pushimi zyrtar) do të ketë kontrolle të shtuara të efektivëve, që do të monitorojnë nëse zbatohen masat anti-Covid.
Po ashtu do të ketë shtim të patrullave për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në vende të mbyllura dhe të hapura.
Nga policia do të shtohen kontrollet në ambientet e lokaleve, bareve, restoranteve, ndërsa do të ndërhyhet në rast të grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, për festime.



