Plani i rritjes, Tomorri: Nën presionin për reforma, do të përmirësohet qeverisja

Plani i rritjes, Tomorri: Nën presionin për reforma, do të përmirësohet qeverisja

Plani i rritjes që BE ka parashikuar për Ballkanin Perëndimor do të ndikojë në rritjen e ekonomive të rajonit, por më e rëndësishmja, do të përmirësojë qeverisjen e tyre. Kjo sepse BE i kushtëzon fondet me progresin në reforma. Në studion e MCN Economy, gazetari Klodian Tomorri tha se rezultatet do të shihen para së gjithash te dividendi i mirëqeverisjes.

Nëse flasim për përfitimet që merr Ballkani Perëndimor nga një plan i ri rritjeje, do t’i shikoja ato në rrafshin e atij që quhet dividendi i mirëqeverisjes. Një plan potencialisht do të kërkonte reforma. Këto reforma me të cilat BE kushtëzon projektet, përmirëson qeverisjen e vendit. Presioni i planit dhe i BE është një përfitim jo i vogël. Por duhet parë se çfarë do të ndodhë. Më shumë sesa termat financiarë dhe shifrat me miliarda euro duhet të shohim dividendin e mirëqeverisjes.

Megjithatë, sipas Tomorrit, duhen parë me kujdes fondet që vijnë në formën e kredive të buta.

Paketa 6 miliardë euro, nga të cilat 2 janë grante dhe të tjerat kredi të buta. Ajo që duhet theksuar është se nuk është aq kollaj të marrësh financime. Qeveritë nuk kanë qejf të jenë të kushtëzuara nga donatorët. Ka dhe një arsye që lidhet me parametrat fiskale. Një pjesë e tyre nuk çojnë në rritje borxhi por kreditë e vogla po dhe duhen bërë llogaritë sa janë hapësirat për të absorbuar dhe konkurruar me projekte nga BE. ne mund të marrim rrugën Fier-Shkodër që mund të lidhet me Malin e Zi, që mund të financohej nga fondet e BE, por qeveria e segmenton dhe e jep me koncesione.

Tomorri e sheh avancimin në procesin e integrimit si një zhvillim pozitiv, por njëkohësisht edhe si sfidë. Mbështetja në mënyrë të veçantë e turizmit dhe bujqësisë është sipas tij strategjia që do të sillte efekte të menjëhershme në ekonomi.

Më shumë se financimet, një rigjallërim i procesit të integrimit do të sillte përfitime më të mëdha për mirëqeverisjen e vendit. Thellimi i proceseve integruese në kuptimin strikt ngjan si thikë me dy presa. Për bizneset e rajonit hapet një treg i madh me mbi 500 milionë banorë, por njëkohësisht hapet edhe konkurrenca. Kjo është arsyeja pse proceset integruese ndodhin gradualisht. Sipërmarrja vetë duhet të fillojë të programojë këta skenarë. Mendoj që shanset apo përfitimet që vijnë nga liberalizimi janë shumë më të mëdha. Secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka mundësi të gjejë vendin e vet. Shqipëria ka një sektor turizmi bashkë me Malin e Zi që duket se janë pika të forta të ekonomisë. Turizmi po bëhet një komponente e fortë e ekonomisë. Ka industri apo sektorë të tjerë ku Shqipëria ka mundësi dhe potenciale. Një nga ata sektorë ku nuk ka pasur vëmendje është ai i industrisë automotive. Ky është një sektor që edhe institucionet e specializuara e shohin me potencial të lartë në Shqipëri. Edhe bujqësia është një sektor me interes në këtë aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy