Një nxënëse shqiptare ka rihapur në Greqi debatin se a duhet të lejohet një e huaj të ngrejë flamurin grek në shkollë. Rasti i radhës është shënuar në Akainë perëndimore, raportojnë mediat greke. Sipas tyre, në një shkollë fillore, për një nga dy paradat i takon ngritja e flamurit një nxënëseje të klasës së gjashtë me origjinë shqiptare dhe kombësi greke.
Si shkruan tempo24.neës, reagimi i prindërve të nxënëse të tjerë nuk ka të bëjë me origjinën e vajzës, as me faktin nëse ajo është student e shkëlqyer. Ata pohojnë se simboli kombëtar i vendit nuk mund t’ I jepet në dorë një nxënësi, që është përjashtuar nga mësimet fetare dhe klerikët. "Një njeri që nuk beson në Kryqin e Flamurit nuk mund ta mbajë atë ...", thotë një prind që shpreh shqetësimin e tij.



