Basha: Unë krenohem kur pi kafe me Artan Fugën, Rama kur e pi me Tërmet Peçin

Basha: Unë krenohem kur pi kafe me Artan Fugën, Rama kur e pi me Tërmet Peçin

Në fjalën e radhës në protestën e çadrës, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama. Basha tha se lidhjet e forta të qeverisë me krimin bëjnë të pamundura zgjedhjet e lira.

“Unë krenohem kur pi kafe me Artan Fugën. Ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin. Edhe me Gjushin, poliedrikun e krimit, injorancës dhe korrupsionit. Rama ka tmerr nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Rama i ka varfëruar pensionistët, biznesin e vogël. Ky vend nuk kontrollon dot kufijtë dhe territorin. Ato janë nën kontrollin e kriminelëve. Nuk ka nevojë të bëjë kush gjë kundër Shqipërisë, setë gjitha të zezat ia bën Rama nga A-ja te Zh-ja. Investimi më i madh i keqdashësve të Shqipërisë është të mbajnë në pushtet Edi Ramën. Historia e katër viteve që shkuan mbyllet përfundimisht më 18 qershor. Shqipëria është e destabilizuar. Shteti është në dorë të kriminelëve dhe të drogës. Qyetatrët janë në dëshpërim dhe pasiguri totale. Droga u shitet edhe fëmijëve vetën 11 vjeç. Projekti i drogimit të fëmijëve shqiptarë është projekti politik i Edi Ramës që është në gjendje të bëjë gjithçka për pushtetin e tij”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy