
Sot është mbledhur sërish Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, i përbërë nga dy bashkë drejtuesit Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, ndërsa nga opozita përfaqësuesit Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.
Tryeza u mbajt me dyer të mbyllura.
Pas tryezës së përfaqësuesve të partive politike për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se prioritet është ndarja e politikës nga krimi dhe parandalimi i votuesve fiktivë.
Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore i bëri thirrje opozitës që për çështjet specifike të sjellë propozimet e saj.
Ndër të tjera, Gjiknuri theksoi se brenda 15 marsit duhet të përfundojë e gjithë puna.
“U diskutuan kuotat gjinore, parandalimi i krimeve zgjedhore; pra të gjitha çështje dhe disa shqetësime të ngritura nga opozita, por që ne ia kemi bërë të qartë opozitës që për çështje specifike le të vijnë me propozimet e tyre dhe ne do t’i shqyrtojmë. Këtu kemi një dakordësi. Në 15 mars kjo punë të fillojë, është bërë një punë e mirë me draftet teknike. Sot ishte për të dakordësuar axhendën e punës dhe afatet. Opozita mori përsipër që për një pjesë të temave të sjell propozimet e saj. Është afat ambicioz që nëse ka vullnet mund t’ia dalim”, deklaroi Damian Gjiknuri.

Nga ana e saj, bashkëkryesuesja Rudina Hajdari në emër të opozitës tha se do të trajtohet ndryshimi i sistemit zgjedhor, cështja e referendumit por edhe ndërhyrjet në Kushtetutë nëse është e nevojshme.
“Asgjë nuk është kufizuar do trajtohet ndryshimi i sistemit zgjedhor, të trajtohet cështja e referendumit, cështja e votës së diasporës, një cështje e domosdoshme. Të gjitha këto vërtet deuan kohën dhe seriozitetin e duhur që të kemi një vullnet politik e dakordësi për cështjet që të arrijmë një produkt final të duhurin. Është e rëndësishme mbikqyrja e ndërkombëtareve. Ka patur përfaqësues të OSBE dhe BE.
E shikoj datën 15 mars si datë ambicioze dhe të pamundur por ekspertët do ulen e do punojnë. Ai afat do jetë afati i fundit ku ne do biem dakord për këto cështje. E rëndësishme për tu përmendur është që do ketë ndërhyrje dhe në kushtetutë nëse është e nevojshme. Ne do kemi një ndryshim të sistemit apo kodit zgjedhor në cdo hap të saj. Nuk do ketë thjesht makiazh. Kjo reformë zgjedhore do merret seriozisht dhe do cohet deri në fund”, tha Hajdari.

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore dha një deklaratë për mediat pas mbledhjes njoftoi se "sot ne miratuam axhendën e Reformës Zgjedhore, duke përcaktuar edhe afate përgjatë këtij procesi, ku do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme.
Ajo që ka rëndësi është se me këtë dokument të sotëm i hapet rruga punës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për Reformën Zgjedhore.
Dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur në Këshillin Politik, shitbblerja e votës, ndarja e politikës nga krimi, problem të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve, çështja e sistemit zgjedhor. Të gjitha masa që kanë si emërues të përbashkët elementin e vullnetit politik për të ndarë shtetin nga politika”, tha Bylykbashi.
Këshilli Politik i reformës zgjedhore ka miratuar një dokument për punimet për produktin final të zgjedhores.
Në këtë kalendar punimesh ato kanë caktuar punën që do të bëjnë deri në 15 mars për të diskutuar mbi propozimet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Një ndër pikat e përfshira në kalendarin e punimeve është sistemi zgjedhor, ku 25 shkurti është përcaktuar si datë vetëm për propozimet lidhur me sistemin si dhe diskutimet lidhur me të.
“Kalendari i punimeve:
Propozime per parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore,
perfshire masa per rolin e policise, prokurorise dhe gjykateve ne procesin
zgjedhor kunder shitblerjes se votes, presionit mbi zgjedhesit dhe
administraten, cenimit te sekretit dhe lirise se votes dhe abuzimi me
burimet shteterore; 10 shkurt 2020.
Ndarja e politikes nga krimi, nepermjet forcimit e zbatimit te procesit
te dekriminalizimit me masa shtese 10 shkurt 2020.
Propozime per perfshirjen e teknologjise ne zgjedhje. 20 shkurt 2020
Propozime per financimin e fushates zgjedhore, si dhe financimin e
partive politike jashte fushates. 15 shkurt 2020
Propozime ne lidhje pergatitjen e listave te zgjedhesve, pajisjen me
karta ID, si dhe parandalimin e votimit fiktiv te emigranteve. 5 shkurt 2020
Propozime per rolin e mediave ne fushate. 15 shkurt 2020
Propozime per parandalimin e abuzimit me burimet shteterore dhe
administraten publike ne periudhen zgjedhore. 15 shkurt 2020
Propozimet mbi panshmerine e administrates zgjedhore ne te gjitha
Nivelet 1 mars 2020.
Propozime per sistemin e ankimmeve gjyqesore dhe administrative 25 shkurt 2020.
Propozime per sistemin zgjedhor. 10 mars 2020
Propozime per votimin nga jashte vendit. 1 mars 2020
Ceshtjet qe lidhen me barazite gjinore, regjistrimin e subjekteve,
periudhen zgjedhore 3 shkurt 2020.
Ceshtje te tjera teknike qe reflektojne ndryshimet e imponuara nga pikat e mesiperme, 15 mars 2020.”

Ndërkohë në tryezën e ekspertëve të reformës zgjedhore është shtuar edhe një çështje tjetër duke e çuar në 13 numrin e prioriteteve, ajo që është shtuar eshte propozimi për votimin nga jashtë vendit.



