López Obrador/ Meksika “nuk do të provokohet” nga ShBA-ja

López Obrador/ Meksika “nuk do të provokohet” nga ShBA-ja

Andrés Manuel López Obrador e përshkroi sloganin e Trump-it "America First" si një falsitet dhe tha se drejtësia e përgjithshme është më e rëndësishme se kufijtë.

Tregu i stogjeve pësoi humbje të ndjeshme pas deklaratave të Trump-it ndaj Meksikës.

Autoritetet kufitare amerikane në El Paso të Teksasit thanë se kanë ndaluar në kufi një grup prej 1000 emigrantësh – grupi më i madh i emigrantëve i zbuluar gjer më tani.

Presidenti Lopez tha se do të dërgojë  ministrin e Punëve të Jashtme në Uashington të premten.

"E them me bindje se nuk do të biem pre e provokimeve, se do të veprojmë me urtësi dhe me respekt ndaj autoriteteve të ShBA-së dhe presidentit Donald Trump".

Në një letër për homologun e tij, presidenti López Obrador tha se Meksika bie dakord për përgjegjësinë për të shmangur  sa më shumë që të jetë e mundur dhe pa dhunuar të drejtat e njeriut kalimin e emigrantëve në kufi përmes kufirit tonë… Por, presidenti Trump: Problemet sociale nuk zgjidhen me tarifa…”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy