Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se i frikësohet një përshkallëzimi në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës pasi Uashingtoni i dha dritën jeshile Kievit për të përdorur raketat amerikane në territorin rus, duke e cilësuar këtë vendim një gabim të madh.
“Ky vendim i Biden nuk do të çojë vetëm në një përshkallëzim të konfliktit, por edhe në një reagim më të fortë nga Rusia”, u tha Erdogan gazetarëve gjatë fluturimit për në shtëpi nga samiti i G20 në Rio.
“E gjithë kjo mund ta sjellë rajonin dhe botën në prag të një lufte tjetër të madhe”, shtoi ai, duke shprehur dëshirën që Moska dhe Kievi të mos i dorëzohen provokimeve.
“Gabimi më i vogël në vazhdën e këtij gabimi të madh do t'i hidhte benzinë zjarrit”, nënvizoi ai.



