Meta: Kjo qeverisje ka qëllim shpopullimin e vendit dhe demotivimin e rinisë, duhet një aleancë për t'i dhënë fund

Meta: Kjo qeverisje ka qëllim shpopullimin e vendit dhe demotivimin e rinisë, duhet një aleancë për t'i dhënë fund

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha këtë të enjte gjatë një takimi me të rinjtë se duhet t’i jepet një ritëm tjetër përfshirjes së rinisë, jo vetëm në Partinë e Lirisë, por në të gjithë jetën politike.

Duke folur për largimin e të rinjve nga Shqipëria pasi sipas tij ata ndihen të cenuar dhe përjashtuar nga politikat e qeverisë, Meta u shpreh se ai vetë personalisht ka dëshmuar që i ka dhënë hapësira atyre si askush tjetër. 

Nuk mund t'i vendosësh kufinj dhe barriera ëndrrave të të rinjve, shtoi më tej Meta.

65 % e te rinjve dhe të rejave që kanë studiuar jashtë nuk duan të kthehen. 79% e aplikantëve për azil jashtë vendit janë nën moshën 34 vjeç. Nëse vazhdohet kështu Shqipëria do të përgjysmohet pas disa dekadash, që do të ishte një tretje përfundimtare e kombit dhe historisë tonë. Prandaj është detyrë patriotike të bëjmë një kthesë të madhe e të pafuqishme, me një arsim më cilësor dhe shpresëdhënëse që do të jetë prioriteti ynë më i fuqishëm, së dyti duke i bërë pjesë të vendimmarrjes, pasi politikat përjashtuese e denigruese kanë sjellë atë cenim të dinjitetin duke gjetur zgjidhjen jashtë vendit.Kam bërë krahasime mbi bazën e fakteve, situata jonë është në fund. Do t’ju ftoja të gjithëve t’i japim ritëm tjetër përfshirje së rinisë jo vetëm në Partinë e Lirisë por në jetën politike. Ka mungesë interesi për ti bërë të rinjtë të zëshëm. Nuk mund t’i vësh të rinjve barriera në ëndrrat e tyre, duhet të investosh që potenciali i tyre të rritet.

 Më tej gjatë fjalës së tij, Meta përsëriti se referendumi është fuqia e vetë popullit.

Investimi për arsimin është ulur kudo. Prioritet i kësaj qeverie është korrupsioni. Qëllimi i Parisë së Lirisë është referendumi, referendumi, sepse kjo qeverisje kujdeset vetëm për qeverisjen e saj.

Qeveria ka frikë nga ëndrrat e të rinjve, dëshiron t’i kontrollojë ato.  

Ne përpara do të ecim duke i përfshirë të rinjve, duke i dhënë mundësi të tregoni lidership në çdo fushë. Hapësira e vendimmarrjes tuaj do të jetë e pamatë.  Referendumi nuk është thjesht një mjet që popullit të votojë për diçka, por është mjeti kryesor që sovrani dhe të rinjtë që janë më të interesuar për të ardhmen e këtij vendi të kenë në kontroll klasën politike.

Të ardhurat e tatimeve dhe doganeve më të ulëtat në rajon, po vjedhin dhe tatimet. Shikoni mbështetjen që jepet për bujqësinë, për agrobiznesin . Po nuk u mbështetën fermerët, Shqipëria shpopullohet. Me këtë politikë, Shqipëria do të ecë në rrugën e shpopullimit.

Ju ftoj të gjithëve në një Aleancë mbarëkombëtarë për t’i thënë ndal shpopullimit. Të ndërtojmë politika, afat shkurtra, afat mesme, afat gjata për shpopullimin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy