Mandati i Llallës përplas maxhorancën me opozitën te Komisioni i Ligjeve

Mandati i Llallës përplas maxhorancën me opozitën te Komisioni i Ligjeve

Maxhoranca dhe opozita po diskutojnë në Komisionin e Ligjeve për çështjen e zëvendësimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Në fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit, socialisti Ulsi Manja, i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e një vendimmarrjeje të përbashkët.   

“Kam thirrur mbledhjen për të përmbushur një detyrim kushtetues. Nuk dëshirojmë asnjë vendimarrje të njëanshme. Ftoj kolegët e opozitës që të lënë mënjanë deklaratat politike. Edhe Euralius dhe Opdat e thotë qartë ,por duhet të diskutojmë për figurën zëvendësuese të kryeprokurorit të përgjithshëm. Debati politik nuk mund të zëvendësojë debatin juridik. Kuvendi në respekt të nenit 120 ka marrë një memo nga institucionet e pavarura për të përfunduar për konstatimin e përfundimit të mandatit. Prokurori i Përgjithshëm është emëruar nga presidenti me dat 3. 12. 2012. Dhe ka marrë pëlqimin e Kuvendit më 7 dhjetor 2012. Sot plotësohen 5 vjet. Argumentat kushtetuese dhe ligjore me mandatin. Mandati përfundon pas një 5-vjeçar sipas nenit 149. Ndërkohë, Kushtetuta aktuale 148 parashikon një rregullore të re. Në dispozitat kalimtare që rregullon situatën nuk ka një rregullim të posaçëm. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe Gjykata Kushtetuese. Përderisa Kushtetuta nuk ka pranuar një rregullore me fuqi paravepruese, në dispozitat kalimtare, neni 109 qëndron në detyrë nëse nuk ka ndonjë arsye për parapërfundim”, tha ai.

Ndërsa deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha në emër të PD-së se zgjedhja e njëanshme e kryeprokurorit të ri do ta acaronte më tej klimën politike.

Në lidhje me mbarimin e mandatit të kryeprokurorit Llalla, Halimi tha se ai përcaktohet vetëm nga KLP-ja dhe një ndërhyrje artificiale në këtë proces do të dëmtonte zbatimin e reformës në drejtësi.

“Ftesa ime është që t’i thërrasim arsyes që të mos pozicionohemi kundër individit. Do acaroni frymën politike nëse e bëni një gjë të tillë. Nëse e hidhni këtë hap, do të godisni besimin tek reforma në drejtësi . Nuk ka një ngërç institucional të pazgjidhshëm. Kushtetuta e reformuar në nenin 179 e ka përcaktuar qartë se cili do të ishte mandati i institucioneve. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese vazhdojnë detyrën e tyre sipas mandatit të mëparshëm. Për Prokurorin e Përgjithshëm nuk ishte një parashikim i tillë, p.sh. rasti i Ina Ramës. U emërua me një mandat të pakufishëm, pastaj u ndryshua. Dilema ishte: me mandat 5-vjeçar apo 7-vjeçar. Dhe u zbatua regjimi i ri”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy