"Ku qëndron problemi këtu"/ Ja sa ka ndryshuar Brisi i tatimeve për 1 vit (FOTO)

"Ku qëndron problemi këtu"/ Ja sa ka ndryshuar Brisi i tatimeve për 1 vit (FOTO)

U fotografua nga paparaci një vit më parë në të njëjtin plazh, në Dhërmi.

Asokohe ishte akoma drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve. Ishte një post me përgjegjësi të lartë, edhe pse zonja Shehaj ishte në moshë relativisht të re, detaj ky që ngjalli jo pak debat asokohe, nëse mund të ishte e përshtatshme ose jo për atë post.

Për vetë profilin e punës, Shehajt i duhej të kishte një pamje dhe veshje shumë zyrtare. Por pasi ajo dha dorëheqjen nga ajo detyrë, ne kemi pasur rastin ta shohim në veshje disi më moderne dhe me flokë të lëshuara dhe të krehura bukur. Në evente të ndryshme ajo nuk mund të linte asnjë fotograf indiferent.

Por fotot në bikini një vit më parë shpërthyen rrjetin me komente nga më të ndryshmet, kryesisht për format e saj fizike. Dhe historia përsëritet. Vitin e kaluar ajo vraponte buzë detit me një banane në dorë, që të ushqente nipin e saj, të cilin thuhet se e ka pikë të dobët. Edhe sivjet, Brisi fotografohet në të njëjtën situatë, duke u marrë me nipin, që këtë vit është pak më i madh dhe mund të luajë edhe top me hallën.

Ajo që të bie në sy është se ish-drejtoresha nuk e ka formën perfekte të një viti më parë. Pak fare bark dhe pak celuit ia prish disi perfeksionin e dikurshëm, por gjithsesi një gjë është e sigurtë, që ajo është një vajzë shumë tërheqëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy