Produktet me pesticide/Sharka: Institucionet nuk funksionojnë, lajmi vjen pas konsumimit (VIDEO)

Produktet me pesticide/Sharka: Institucionet nuk funksionojnë, lajmi vjen pas konsumimit (VIDEO)

Eduard Sharka nga Departamenti i Bujqësisë në Partinë Demokratike, për shqetësimin mbi produktet ushqimore me pesticide thotë se nuk janë të gjitha produktet të tilla, por ndan bijdjen shumica e tyre është brenda normativës së lejuar. 

Ai deklaroi për “MCN Live” se aktualisht domatet dhe kastravecat po shiten nën kosto pasi përveç rënies së tregut të huaj, ka dhe një frikë të tregtarëve për të blerë tek fermerët.

Sipas tij, ky është një dëm që vjen prej mosfunksionimit të institucioneve dhe se tregtari është i fundit që ka faj për ngarkesat që blen.

Sa i takon 18 tonëve pjeshkë dhe rrush të ndaluara nga Bashkimi Europian dhe të futura në vendin tonë me pesticide, Sharka thotë se këto lajme vijnë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi është konsumuar produkti në Shqipëri.

Një nga praktikat për të mbrojtur produktin vendas, këto kriptoanalizat bëjnë bujë me këto gjetje dhe përjashtojnë produktet shqiptare.

Të njëjtën gjë duhet ta bënin dhe institucionet tona, por gjithmonë ndodh pasi i kemi konsumuar produktet e importit. 

Ky është mosfunksionim i institucioneve dhe ndjenjë inferioriteti. Ti mund të marrësh kampionë për analizat, por nuk mund ta lejosh të hysh në treg. 

Ne as bëhet fjalë të mbrojmë produktet vendase. Lëmë produktin vendas të pastër dhe konsumojmë produktet e importit të kontaminuara dhe kjo është për të vënë kujën, është defiçencë e madhe e institucioneve shtetërore. 

Fermeri nuk e ka ekspertizën e duhur për teknologjinë apo preparatet që përdoren, është agronomi ai që ka përgjegjësinë. 

Nuk mund të lidhet siguria ushqimore me ndërgjegjen e fermerit, duhet të ketë mekanizëm që parandalon.

Çdo fermer duhet të jetë i lidhur me një agronom dhe produkti nuk duhet të dalë nga sera pa marrë firmën e agronomit. 

Për preparatet ka pasur raste që janë zbuluar preparate që kishin dy vite që ishin hequr nga Bashkimit Europian. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy