“Do të luftojmë për çdo metër të tokës tonë”, Zelensky paralajmëron për sulm të ri rus në Ukrainën lindore (VIDEO)

“Do të luftojmë për çdo metër të tokës tonë”, Zelensky paralajmëron për sulm të ri rus në Ukrainën lindore (VIDEO)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Ukraina po përgatitet për një ofensivë të re ruse në Ukrainën lindore, në një deklaratë të lëshuar vonë të enjten.

Ka një grumbullim të trupave ruse për sulme të reja në Donbas dhe ne po përgatitemi për këtë,” tha Zelensky në një deklaratë.

Ai shprehu skepticizëm ndaj deklaratës së Rusisë në negociatat për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth kryeqytetit, Kiev, dhe një tjetër qytet kryesor Chernihiv.

Ne nuk i besojmë askujt”, tha Zelensky.

Ai shtoi se nuk ka asnjë arsye për të besuar njoftimin e Rusisë se do të reduktojë aktivitetin ushtarak pranë këtyre qyteteve, duke pasur parasysh se forcat ruse kishin vazhduar të godasin Kievin dhe Chernihivin me sulme një ditë pas marrjes së këtyre premtimeve.

Bombardimet vdekjeprurëse u raportuan gjithashtu në Irpin, së bashku me sulmet e intensifikuara në rajonin e Donbas.

Zelensky gjithashtu ripohoi angazhimin e Ukrainës për të mbrojtur territorin e tyre, duke thënë “Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë. Dhe ne do të luftojmë për çdo metër të tokës tonë, për çdo person”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy