Japonia fal gjysmë milioni njerëz për të shënuar kurorëzimin e perandorit Naruhito

Japonia fal gjysmë milioni njerëz për të shënuar kurorëzimin e perandorit Naruhito

Naruhito është zgjedhur perandor i ri i Japonisë. Pas kryerjes së një vargu të ceremonive të lashta, të cilat përfunduan me shfaqjen e tij në fron bashkë me bashkëshorten, ai u zotua se do të jetë pranë popullit.

Ceremonia zyrtare e caktimit të perandorit të ri u përcoll nga rreth dy mijë mysafirë, përfshirë udhëheqës shtetesh dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore nga 180 vende të ndryshme, shkruan “The Guardian”.

Për ta shënuar këtë ngjarje, qeveria japoneze i fali më shumë se 500 mijë njerëz, të cilët kanë bërë shkelje të vogla, përfshirë mosrespektimin e rregullave të komunikacionit.

Naruhito tha se do ta vazhdojë punën e babait të tij, Akihito, dhe se do të veprojë sipas kushtetutës, e cila e përshkruan perandorin si simbol të shtetit dhe të unitetit të popullit. Ai gjithashtu uroi që populli japonez dhe e tërë bota të kenë lumturi dhe paqe.

“Shpresoj sinqerisht që vendi ynë, përmes urtësisë dhe përpjekjeve të veta të pandalshme, të arrijë zhvillim më të madh dhe të kontribuojë për miqësi dhe paqe në komunitetin ndërkombëtar dhe për mirëqenie për njerëzimin”, tha perandori i ri.

Zgjedhjen në fron perandorit Naruhito ia uroi kryeministri japonez, Shinzo Abe, i cili tha: “Do ta bëjmë më të mirën tonë që të krijojmë një të ardhme të ndritshme, paqësore dhe me plotë shpresë për Japoninë”. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy