Në raportin e Transparency Internacional të publikuar këtë të enjte si i përfshirë në shkelje të ligjeve përmendet specifikisht edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Në raport citohet një dokument i OSBE, në të cilin kjo organizatë përvec Metës cilëson si shkelës të ligjit edhe 35 deputetë të tjerë, politikanë të niveleve të larta. Ja cfarë shkruhet në raport:
“Rastet e korrupsionit
Shqipëria ka pothuajse zero historik hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh për korrupsionin
politik të nivelit të lartë. Megjithatë, opinioni i gjerë, aludime dhe skandale të ndryshme krijojnë një
panoramë të errët për korrupsionin në nivelet më të larta të politikës. Një raport konfidencial i
OSBE-së i zbuluar dhe i nxjerrë në media kohët e fundit bënte një përmbledhje të një numri të madh
aludimesh të ngritura kryesisht nga media duke lidhur figura të ndryshme politike me korrupsionin
ose krimin. Edhe pse nuk është opinioni zyrtar i kësaj organizate, OSBE u shpreh se dokumenti
ishte i vërtetë dhe në përmbajtje ka informacion për shkelje ligji nga 36 deputetë shqiptarë, përfshirë
kryeministra të mëparshëm e të tanishëm, si edhe Kryetarin e Kuvendit në këtë moment.”



