Rama shkarkon Rroshin, “beteja” e kryebashkiakut vijon në Gjykatën Kushtetuese

Rama shkarkon Rroshin, “beteja” e kryebashkiakut vijon në Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama shkarkon nga detyra kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, pas vendimit të KQZ-së e cila me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme vendosi t’i heqë mandatin kryebashkiakut.

Por në bazë të ligjit të pushtetit vendor, kryetari i bashkisë shkarkohet me firmë të kryeministrit Rama.

Pak minuta më parë Edi Rama firmosi shkarkimin e Rroshit, ky i fundit do të vijojë të jetë në detyrë pasi do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij.

Pasi Gjykata Kushtetuese të japë verdiktin e saj, atëherë hyn në lojë Presidenti i Republikës duke dekretuar datën e zgjedhjeve.

Në një prononcim për Report TV, avokati Sollaku tha se vendimin do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Pavarësisht vendimit të KQZ, do të ndjekim rrugën ligjore. Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është akoma në detyrë”, është shprehur avokati Sollaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy