Iran/ Abe: Askush nuk dëshiron luftë

Iran/ Abe: Askush nuk dëshiron luftë

"Askush nuk dëshiron luftë dhe Japonia do të luajë rolin e saj për të shmangur një konflikt ushtarak", tha kryeministri japonez Shinzo Abe në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin iranian Hassan Rohani në Teheran.

Ai gjendet atje për një mision treditor në kërkim të një ndërmjetësimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike.

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten dhe ekziston rreziku i një konflikti ushtarak, prandaj është e nevojshme të parandalohet rreziku i një shpërthimi aksidental të një lufte, shtoi Abe, duke ftuar Iranin që të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim.

Kryeministri i Tokios i bëri thirrje Teheranit që të vazhdojë bashkëpunimin "pozitiv" me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke iu referuar fesë islame, e cila "gjithnjë rekomandon moderim".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy